12.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

“4iG” nga Hungaria ka dorëzuar zyrtarisht dokumente në AKE për tu bërë operatori i tretë mobil në RMV

Operatori hungarez i telekomunikacionit 4iG dje ka dorëzuar dokumente në Agjencinë për Komunikim Elektronik (AKE), duke shprehur zyrtarisht interesim për t’u bërë operatori i tretë mobil në vend, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Kjo, siç tha zëvendëskryeministri në daljen e djeshme në “Samo intervju” në Kanal 5, do të nënkuptojë fundin e duopolit të dy operatorëve aktualë celularë në vend dhe ulje të çmimeve të shërbimeve celulare, transmeton Portalb.mk.

“Kompania hungareze sot (12.12.2024) ka dorëzuar zyrtarisht dokumente në Agjencinë për Komunikime Elektronike dhe ka shprehur interesim për operator të tretë celular. Tashmë AKE-u duhet ta udhëheqë procedurën dhe shpresoj se do të shkojë në drejtimin e duhur dhe më në fund do të thyhet ky duopol që kemi në treg të dy operatorëve, të cilët tekstualisht po thithin qytetarët dhe do të mund ta kemi një operator të tretë i cili do të ofrojë shërbime për më pak para”, tha Nikolloski.

Duke folur në këtë drejtim, ai tha se çdo kompani tjetër mund të konkurrojë për hyrje në tregun maqedonas të telekomunikacionit dhe qëllimi është që të ofrohen shërbime më të lira për qytetarët.

Duke i shpjeguar këto synime, Nikolloski tha se vendimi vjen pasi operatorët aktualë mobil në vend në periudhën e kaluar nuk kanë bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe çmimeve për shërbimet që u ofrojnë qytetarëve.

As nuk kanë ulur çmimet, as kanë përmirësuar shërbimet, as nuk respektojnë ligjin”, tha zëvendëskryeministri dhe ministr i Transportit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit