8.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

“Jemi në shok”, shqiptarja që u vra nga burri bashkë me dy fëmijët ishte mësuese. Fqinjët në SHBA: Ornela ishte personi më…

Një rreshter i policisë së Nju Jorkut vrau gruan e tij shqiptare dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten.

Departamenti i Policisë në Clarkstown i identifikoi viktimat në vrasje-vetëvrasje si 49-vjeçari Watson Morgan, gruaja e tij Ornela Morgan, 43 vjeç dhe dy djemtë e çiftit, 10 dhe 12 vjeç. 

Autoritetet thanë se të katër kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje. 

Trupat e tyre u zbuluan nga policia vetëm pas mesnatës të së premtes në shtëpinë e familjes në New City, një periferi të qytetit të Nju Jorkut, pasi Morgan nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville. 

Watson ishte një oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut për shtatë vjet. 

Sipas një postimi në Twitter nga llogaria zyrtare e Educators of New York, Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut. 

Një fqinje e familjes, e cila kërkoi të mos i përmendej emri, tha për New York Post se komuniteti kishte mbetur i tronditur. 

“Kurrë në një milion vjet nuk do të prisja që ai të bënte diçka të tillë,” tha gruaja. “Fëmijët ishin gjithmonë këtu duke luajtur jashtë, dhe nëna e tyre ishte thjesht personi më i ëmbël që keni takuar ndonjëherë… Jemi në shok. Të gjithë në këtë komunitet janë të tronditur”,-tha ajo. 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit