12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Dhuratat e fundvitit të yjeve që luajnë në Arabinë Suadite: Bugatti, orë në vlerë 400 mijë euro dhe ishuj privat

Me disa nga pagat më të larta në botë të ofruara në Arabinë Saudite, festat e fundvitit kanë ardhur më herët për shumicën.

Yjet si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe Riyad Mahrez që të gjithë shprehën gatishmërinë për të lënë Evropën dhe për të kaluar në Arabinë Saudite, në marrëveshje multi milionëshe, të cilat nuk do t’i kishin marrë diku tjetër

Një tregtar i makinave në Lindjen e Mesme, i cili për mediumin anglez The Sun ka folur në kushte anonimiteti, ka zbuluar dhuratat që u janë bërë lojtarëve si Ronaldo dhe Benzema.

Cristiano Ronaldo do të ketë nevojë për më shumë hapësirë në rezidencën e tij pasi tregtari në fjalë ka zbuluar se disa nga ekipet në Ligën Saudite do të dhurojnë një Ferrari SF90 SpiderBugatti dhe Lamborghini.

Ka pasur gjithashtu porosi edhe për ora luksoze që prodhohen nga kompanitë e mëdha, the Jacob dhe Bugatti Chiron, të cilat shiten me pakicë për një shumë prej 300 mijë eurosh.

“Ne kemi yje të nivelit të lartë dhe ata meritojnë gjëra të rralla dhe ne duam t’u tregojmë atyre se ata trajtohen si persona unikë, sepse ata janë unikë”, ka thënë burimi në fjalë për The Sun.

Kishte gjithashtu kërkesë për çanta luksoze të prodhuara nga kompania Yves Saint-Lauren dhe Globe-Trotter.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit