10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Një muaj paraburgim për një nga të dyshuarit në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Gjykata Themelore e Prishtinës para pak minutash ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj për një nga të dyshuarit në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se njëri nga të dyshuarit në lidhje me shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit, ka dalë sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Më tutje ajo tha se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muajsh./insajderi.org/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit