Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi ka nisur hetimet lidhur me shpërthimin që u regjistrua në Zubin Patok, teksa ka hedhur poshtë akuzat nga autoritetet e Kosovës. Në një deklaratë për mediat, Vuçiç tha se hetimet do të tregojnë se kush qëndron pas sulmit.
“Dje pati një sulm hibrid ndaj vendit tonë. Në valën e parë, ata menjëherë akuzuan Beogradin dhe Serbinë, nuk thanë serbët, por Beogradi dhe Serbia. Beogradi dhe Serbia nuk e kishin idenë dhe as nuk do të na kishte shkuar në mendje. Dhe askush nuk duhet të shqetësohet sepse ata nuk mund të provojnë diçka që nuk ekziston. Nuk ka Beograd dhe ne do ta shohim më vonë se kush qëndron pas këtij sulmi. Përveç që nuk kemi asnjë lidhje me këtë, ne kemi qenë aq të drejtë dhe, si një shtet serioz, nuk jemi marrë me akuza dhe nuk kemi thënë se ai sulm është urdhëruar drejtpërdrejt nga Kurti”, tha Vuçiq.