Shqipëria feston 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një moment historik që ka shënuar lindjen e një shteti të pavarur dhe të lirë.
Në atë që sot njihet edhe ndryshe si Dita e Flamurit, për këtë 112-vjetor, figura të ndryshme publike nga bota e artit dhe sportit i kanë uruar shqiptarët në këtë ditë të rëndësishme.
Këngëtarë, aktorë dhe sportistë, të gjithë u bënë bashkë këtë ditë, që përmes rrjeteve sociale të shprehin urimet e tyre të përzemërta.