12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Biznismeni shqiptar nga Zvicra, porosi shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Nesër vendosni flamurin kuqezi, nëse dënoheni, unë i paguaj gjobat!

Në Luginën e Preshevës është i ndaluar përdorimi dhe valvitja e flamurit kombëtar shqiptar. Serbia ka dënuar kryetarë të komunave të Preshevës dhe Bujanocit që kanë nxjerrë flamurin kombëtar, por edhe raste qytetarësh.

Por një biznesmen shqiptar në Zvicër (emri i njohur për redaksinë e gazetës online LeCanton27.ch) ka lëshuae nje mesazh përmes gazetes zvicerane në shqip Le Canton27.ch që nesër me rastin e dites kombëtare ta vendosin flamurin Kuq e Zi në çdo shtëpi, nese ka dënime, do t’i paguaj ai.

“Neser shqiptaret ne Ballkan dhe ne diaspore do ta festojme diten e flamurit kombëtar – 28 Nëntorin. Pra edhe ne Luginen e Presheves, shqiptaret do e shënojne ketë dite dhe kane te drejte ta festojne dhe besoj se cdo pengese e autoriteteve serbe per ta penguar kete dite qofte edhe me gjoba nuk eshte e mire, por une i bej thirrje te gjithe bashkeatdhetareve atje ta vendosin flamurin, ne rast gjobash une do ti paguaj te gjitha”, ka thënë biznesmeni i njohur shqiptar ne Zvicer për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch i cili deshti te mbetet anonim.

Ndyrshe deputeti i Bujanocit dhe lideri i Partisë për Veprim Demokratik (PDD) Shaip Kamberi tha në prag të festës së Shqipërisë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që me ligj i ndalon pakicat të përdorin simbolet e tyre kombëtare nëse ato janë identike te simbolet e shtetit amë?!

“Kësaj radhe le të japim një përgjigje gjithëpërfshirëse, përgjigjen e të gjithë qytetarëve. Le të vendosim secili prej nesh një flamur kuq e zi në shtëpitë e 28 Nëntorit. Të festojmë festën më të madhe kombëtare dhe të tregojmë se nuk do ta ndryshojmë simbolin kombëtar”, ka bërë të ditur deputeti Kamberi.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit