Adnan Azizi deputetti i koalicionit “Vlen” sot nëpërmjet një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare në FB ka shprehur shqetsimet e tija për komunën e Zajazit.
Ai ka akuzuar partinë në opozitë që për 20 vite nuk është kujdesur për infrastruktrën dhe nevojat elementare të qytetarëve, gjë që ka bërë rinia e këtij vendi të largohet njofton Ora24.Tv.
Postimi i tij :
Ustallarët e krimit e mashtrimit
Për 20 vite në pushtet u bënë ekspert vetëm të krimit dhe manipulimit.
20 vite Ali Ahmeti qëndroi në pushtet apsolut lokal e qendror, e për këto dy dekada Zajazi ende nuk ka kanalizim, ndërsa rinia e këtij vendbanimi në mungesë të perspektivës iku në mërgim!
Po derisa Zajazi mbeti pa kanalizim, rinia zajazase braktis vendin dhe shkollat kanë mbetur pa fëmijë, prej kësaj përfutuan vetëm familjarët e afërt të “Komandantit” me “Soravia” e “Eurovia”, por edhe shumë ish deputet, ministra e funksionarë të BDI-së.
Me Alin dhe BDI-në, oligarkët e Kërçovës u bënë milionerë, ndërsa kërçovarët u varfëruan dhe nga halli migruan. Prandaj, edhe mbrëmë, në rendin e parë ishin oligarkët e partisë që shtrydhën popullin për 20 vite.Kërçovarët kanë braktisur vendin si asnjëherë më parë .