8.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Buxheti i vitit 2025 para deputetëve në komisionit parlamentar

Ministrja e Financave ka elaboruar sot buxhetin e vitit 2025 para deputetëve në Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Ministrja, Gordana Dimitrieska – Koçoska tha se, buxheti përmban politika dhe masa për konsolidim fiskal dhe shpenzime të disiplinuara tatimore, si dhe masa dhe politika për nxitjen e rritjes ekonomike. Sipas ministres, propozim buxheti është zhvilluar me një komponentë sociale, në të cilin veçori shtesë është se trendi i rritjes së shpenzimeve është më i ulët se trendi i rritjes së të hyrave.

Gordana Dimitrieska – Koçoska, ministre e Financave

“Politika fiskale për vitin 2025 është funksion i konsolidimit të mëtejshëm, ristrukturimit dhe optimizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve publike duke ulur nivelin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe duke nxitur aktivitetin ekonomik nëpërmjet shpenzimeve të realizuara në infrastrukturë. Rezultatet e pritura janë arritja e normave më të larta të rritjes ekonomike, pagave më të larta, standardeve më të mira për pensionistët, kushteve më të mira të jetesës përmes zbatimit të projekteve komunale dhe projekteve infrastrukturore dhe e gjithë kjo do të inkurajohet nga zbatimi i reformave me mbështetjen e Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit