Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena Stefa, ka treguar një histori në tragjedinë e luftës civile të ’97-ës.
Këngëtarja e njohur u tregoi banorëve se si bandat në Elbasan kishin dalur të rrëmbejnë gocat, e që ‘viktimë’ e tyre ngeli një shoqe e saj.

Artistja tutje theksoi: “Ajo më vonë u lajmërua në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtoj”.
Secili nga banorët ka rrëfyer nga një ngjarje të tyre të ndodhur shumë vite më parë.
Këto histori të tyre qenë shumë interesante e në të shumtën e rasteve edhe prekëse.
Për situatën e ndodhur dy ditë më parë mes Xuxit e Mevlanit pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë vendim të premten.





