10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Akademi solemne me rastin e 23 Tetorit – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, “Besëlidhje që obligon”

Ju njoftojmë se me datë 23.10.2024 (e mërkurë) me fillim në orën 13:00 me rastin e festës shtetërore 23 Tetori – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase, do të mbahet Akademi Solemne nën slloganin “Besëlidhje që obligon” në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi, në të cilën do të mbajë fjalim kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Delegacioni qeveritar në orën 11:00 do të vendosë lule të freskëta para Monumentit të themeluesve të VMRO-së, i cili ndodhet në Parkun e Gruas në Shkup.

Me këtë festë u kushtohet respekt të gjitha sakrificave dhe përpjekjeve të bëra në luftën për pavarësi dhe veprim të organizuar drejt fitimit të pavarësisë, lirisë dhe venies së themeleve të vetë shtetit maqedonas.

Gjithashtu në këtë ditë të vitit 1893 u formua Organizata Revolucionare Maqedonase, e cila përfaqëson forcën kryesore në rezistencën e organizuar për çlirim.

Kjo festë përfaqëson besëlidhjen e shumë gjeneratave, që obligon për veprim dinjitoz, thelbësor dhe aktiv në ndërtimin e një shteti modern, të fortë dhe të begatë.

Ftojmë medien tuaj të ndjek ngjarjen në Muzeun e Luftës maqedonase për Pavarësi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit