13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Tërmet i fortë në Turqi/ Lëkundje me magnitudë 5.9, ja epiqendra

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar në Malatia të Turqisë Lindore. Autoriteti i vendit për fatkeqësitë dhe emergjencat AFAD raporton se deri tani nuk ka njoftime të menjëhershme për dëme apo viktima dhe se autoritetet po vazhdojnë të vlerësojnë situatën pas goditjeve. Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane tha se tërmeti kishte një magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter dhe ishte në një thellësi prej 9 kilometra. Ekipet e reagimit emergjent janë dërguar në zonë për të ofruar ndihmë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë të kujdesshëm për shkak të mundësisë së pasgoditjeve. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit