Ish-ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Daily Click në TV21 tha se propozimi francez, respektivisht ndryshimet kushtetuese që duhet të realizohen janë zgjidhja më e mirë për kontestin që shteti jonë ka me Bullgarinë. Osmani tha se mos-realizimi i ndryshimeve kushtetuese e kthen debatin me Bullgarinë mbi gjuhën, identitetin dhe historinë.
“Sa do le të flasin ata se shqiptarët, në këtë rast unë kam dëmtuar interesin maqedonas. Unë kam defokusuar në Bullgari debatin për gjuhën dhe identitetin dhe e kam sjellë në debat për çështjen e pakicave, të 3500 bullgarëve këtu, dhe jam i bindur se kjo ka qenë zgjidhja më e mirë për shtetin, për popullin maqedonas dhe për të gjithë të tjerët, mos-realizimi i ndryshimeve kushtetuese na kthen përsëri mbi debatin mbi identitetin, gjuhën dhe historinë”, pohoi mes tjerash Osmani.





