Gratë si lidere në shoqëri mbajnë ndryshime pozitive edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat përballen si pagë të pabarabartë, qasje të kufizuar te pozitat udhëheqëse dhe barrierat sistematike. Por, edhe krahas këtyre sfidave, ne vazhdojmë me arritje, t’i zhvendosim kufijtë dhe ta kërkojmë vendin tonë të vërtetë në të ardhmen që edhe ne e formojmë, tha ministrja e Energjetikës Sanja Bozhinovska në Forumin ekonomik të grave-Ballkani 2024.
Ministrja theksoi se shifrat ende tregojnë se gratë nuk janë mjaft të përfaqësuara në pozita kyçe, vendimmarrëse, pozita me përgjegjësi dhe me kompetencë të lartë, ndërsa pjesëmarrja në fuqinë punëtore mbetet pas mesatares evropiane. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrja e fuqisë punëtore të grave është një nga më të ulëtat në Evropë. Bozhinovska ndau edhe përvojën e udhëtimit të saj në karrierën profesionale jashtë Maqedonisë, në të cilën ka pasur barriera me të cilat përballen shumica – barriera të dyshimit, paragjykimet gjinore dhe rezistenca ndaj ndryshimeve.