Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski vizitoi shkollën fillore Liman Kaba në Luboten, transmeton Almakos.
Ai, paralajmëroi investime të reja në këtë shkollë.
“ Në periudhën e kaluar u rikonstruua kulmi i shkollës, një pjesë e klasëve, u vendos mur i ri shkollor, u vendosën mjete të reja sportive.
Kam pasur rastin që të shoqërohem dhe luaj një lojë të mirë volejboll me nxënësit e kësaj shkolle.
Do të ketë investime të reja serioze në këtë shkollë.
Dua që të jap komplimente për drejtoreshën dhe personalin e kësaj shkolle për përkushtimin. “, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës.