9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Shpërthim në Zveçan

Një shpërthim ka ndodhur afër një pompe të benzinës në qendër të Zveçanit rreth mesnatës.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, derisa tha se  nuk ka të lënduar nga shpërthimi.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se  ka dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi.

Elshani ka deklaruar se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes, e se aktualisht s’mund të dihet çka ka shkaktuar shpërthimin./Telegrafi/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit