17.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Çfarë janë “shkatërruesit e bunkerëve” që thuhet se Izraeli përdori për të vrarë liderin e Hezbollahut?

Pas sulmit që Izraeli tha se kishte në shënjestër liderin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah në Bejrut të premten, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araqchi akuzoi Izraelin për përdorimin e disa bombave amerikane “shkatërruese të bunkerëve” në sulm.

“Vetëm këtë mëngjes, regjimi izraelit përdori disa të tilla që u ishin dhuruar nga Shtetet e Bashkuara për të goditur zonat e banuara në Bejrut”, tha ai në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Lindjen e Mesme.

Ndërkohë të shtunën, ushtria izraelite pretendoi “likuidimin” e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një sulm ajror të fundit në periferinë jugore të Bejrutit.

Në një deklaratë në X, zëdhënësi i ushtrisë izraelite Avichay Adraee tha se Nasrallah ishte “likuiduar” gjatë një operacioni që synonte komandën qendrore të Hezbollahut që ndodhet nën një ndërtesë banimi në periferitë jugore të Bejrutit.

Dhe sipas Channel 12 të Izraelit, forcat ajrore izraelite hodhën “rreth 85 bomba depërtuese në bunker, me peshë nga një ton eksploziv secila”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit