18.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Koridori strategjik Adriatik-Deti i Zi, ushtarët britanikë e përdorin për herë të parë për t’u vendosur në Kosovë

Ushtarët britanikë që kanë arritur ditë më parë në Kosovë, kanë shkruar historinë, duke u bërë trupat e para të NATO-s që kanë ardhur në Kosovë përmes një rruge të re strategjike përmes Ballkanit.

“Forcenews” ka shkruar se “Koridori i 8” është projektuar për t’ia mundësuar NATO-s që të dërgojë trupa më shpejt, dhe lidh Adriatikun dhe Detin e Zi përmes kalimit në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bullgari.

Trupat ushtarake të Batalionit të Parë të “Royal Yorkshire Regiment” e kanë testuar rrugën.

Derisa ky batalion është vendosur në Kosovë, ku do të mbetet si pjesë e operacioneve të KFOR-it deri në vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit