16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Përfundon koha e keqpërdorimit të veturave të shtetit!

 

“Lufta kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore: Fundi i praktikave të këqija të së shkuarës për përdorimin e automjeteve shtetërore për qëllime private!

Në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin tim, u formua një komision i përbërë nga SHPPP, Kabineti i kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Sekretariati i Përgjithshëm, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Energjisë dhe Kabineti i Ministrisë për Qeverisje të mirë, për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e dy ligjeve të rëndësishme për promovimin e transparencës dhe shtetit të së drejtës.

Ligji për përdorimin dhe pasjen në dispozicion të sendeve shtetërore dhe komunale dhe

Ligji për automjetet

Me këto ndryshime do të krijohet një regjistër i të gjitha automjeteve shtetërorë, të cilët do të shënohen me targa regjistrimi me ngjyrë të veçantë, në mënyrë që të vihen re më lehtë nga qytetarët.

Në këtë mënyrë besojmë se do të pamundësohet përdorimi i tyre për qëllime private, gjë që do të forcojë më tej transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të shtetit.

Po përmbushim një tjetër premtim parazgjedhor”, ka shkruar drejtori I Shërbimit për punë të përpithshme dhe të përbashkëta, Ivica Tomovski.

Njoftimi i drejtorit Tomevski

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit