Sekretari shtetërotë në ministrinë për politikë sociale demografin dhe rini Fatmir Sabriu ka marrë pjesë në debatin për “risocializimi dhe riintegrimi i fëmijëve me probleme edukativo-sociale” ku pjesë e këtij diskutimi ishin dekani i Fakultetit për Siguri, prof. dr. Jonçe Ivanovski dhe drejtori i Entit për Veprimtari Sociale, Stojan Stanisllavski, shkruan Top24
“Në këtë diskutim trajtuam tema të rëndësishme si risocializimi dhe riintegrimi i fëmijëve me probleme edukativo-sociale. Reforma sociale e vitit 2019

që kishte për qëllim përmirësimin e shërbimeve për më të rrezikuarit në shoqërinë tonë. Sot shqyrtuam rezultatet e kësaj reforme dhe identifikuam sfidat dhe arritjet.” shkruan Sabriu
Ai më tej shton se “Detyra jonë është të vazhdojmë të punojmë me përkushtim

për të ardhmen e këtyre fëmijëve. Vetëm së bashku mund të krijojmë kushte më të mira dhe të sigurojmë mundësi të barabarta për secilin individ. Çdo sukses që arrijmë është sukses i të gjithë shoqërisë! ” përcjellë Top24