23.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Mickoski : Me ndërtimin shtesë të kopshtit për fëmijë IPKKF “Goce Dellçev” nuk ka më lista për pritje për regjistrim

Për ne si përfaqësues nga Qeveria, nga Kuvendi, krerë komunash, paraqet nder dhe kënaqësi të veçantë që objektin të cilin filluam ta ndërtojmë në mënyrë simbolike vendosjen  e gurthemelit para disa muajsh, sot e shihni të përfunduar.

E përgëzoj kryetarin e komunës për realizimin jashtëzakonisht të shpejtë të këtij premtimi zgjedhor, premtim me të cilin praktikisht nuk do të ketë më lista pritjeje për regjistrim në kopshtin e fëmijëve në Komunën e Ilindenit, gjegjësisht të gjithë fëmijëve që do të kenë nevojë për akomodim në objektet këtu në kopshtet për fëmijë në  Komunën e Ilindenit do të akomodohen.

Ky objekt ka një kapacitet për gjashtëdhjetë fëmijë, investimi është siguruar tërësisht nga fondet në dispozicion të komunës, dhe i pajisur me mjete nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, do të thotë një projekt i përbashkët dhe realisht mendoj se projekte të tilla rikthejnë besimin se nuk janë të gjithë të njëjtë dhe se mund të ishte ndryshe, çdo ditë një projekt i ri, çdo ditë një premtim i ri zgjedhor, çdo ditë një pritshmëri e re e qytetarëve që është realizuar.

Kështu vazhdojmë më tej për më shumë se dy muaj, kjo Qeveri ka bërë vërtet gjëra që në vitet e kaluara Qeveria e mëparshme as që mund t’i imagjinonte.

Kështu që më lejoni të përgëzoj edhe një herë Aleksandrin, këshilltarët, administratën, njerëzit e kopshtit për një projekt të përfunduar me sukses, shpejt dhe uroj që fëmijët të kalojnë momente vërtet të mrekullueshme, sepse nga këtu ata do të fillojnë të ecin në rrugën e jetës së tyre dhe të shkollohen”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit