16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Adnan Azizi: Aparatura proserbe në opozitë nxit tensione përmes provokimeve me gjuhën shqipe

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme rreth zyrtarizimit të gjujës shqipe.

“E gjithë aparatura pro-serbe dhe e kriminalizuar e ish-sistemit BDI-LSDM duke nisur nga ish funksionari i fundit e deri tek prokurorët dhe gjykatësit, me mbështetje të hapur nga Beogradi, po tentojnë të nxisin tensione ndëretnike dhe të provokojnë shqiptarët, siç po bëjnë me gjuhën shqipe!

Por në këtë rast, shoku i Vuçiqit e Daçiqit, Ali Ahmeti harron se nuk është në Qeveri por është opozitë!

Por një gjë duhet ta dijnë qartë se, ka ikur koha kur Aliu i shfrytëzonte shqiptarët si mish për top, vetëm për të mbetur në pushtet dhe për tu pasuruar familja e tij!

As një prokuror e asnjë gjykatës, sado që të jetë i afërt me Alinë e Serbinë nuk do të guxojë të prek ndjenjat e shqiptarëve, për ndryshe, e mori lumi!”, ka shkruardeputeti Adnan Azizi.

Statusi në Facebook

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit