Shkup, 29 gusht – Këshilltarja e LSDM-së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva, para fillimit të seancës së Këshillit në një deklaratë për mediat i porositi këshilltarët e VMRO-DPMNE-së që t’i japin fund bllokadës së Këshillit dhe t’i votojnë projektet kyçe për Shkupin.
“Në vend që të marrin vendime dhe të punojnë për të mirën e Shkupit, ata që e shkatërruan Shkupin kanë kohë që luftojnë mes njëri-tjetrit në kurrizin e shkupjanëve, kush e ka fajin për kaosin që e krijuan. Kjo duhet të marrë fund sot. As VMRO-DPMNE dhe Mickoski dhe as Arsovska nuk mund të ikin nga përgjegjësia për kaosin që krijuan në Shkup. Grupi këshillues i LSDM-së dhe koalicionit në seancën e sotme të Këshillit pret që më në fund të përfundojnë kundërshtimet për atë se kush e ka fajin dhe aq sa ka mbetur në periudhën që vijon, deri në fund të mandatit, të bëjnë diçka për Shkupin dhe shkupjanët. Për këtë arsye Arsovska u takua me Mickoskin. Presim që VMRO DPMNE si shumicë dhe Arsovska më në fund të harmonizohen, pajtohen dhe mbështesin projektet dhe programet që janë në interes të qytetarëve të Shkupit”, tha Jançeva.