7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Mikpritja e ngrohtë e Mexhitit në Tiranë dëshmoi se kush është përfaqësuesi shqiptarëve në RMV!

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, takohet me krerët shtetërorë në Tiranë –

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka qëndruar për vizitë dy ditore në Tiranë. Mexhiti atje ka pasur takime me krerët më të lartë shtetëror. Gjatë qëndrimit në Tiranë, Izet Mexhiti është takuar me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj, kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrin e Jashtëm, Igli Hasani, e shumë personalitete të tjera.

Mexhiti gjithashtu me ftesë të Ministrit për Europë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani ka marrë pjesë në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht. Me këtë rast, Mexhiti ka pasur edhe paraqitjen e tij në këtë Konferencë.

Gjatë panelit me temë “Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit”, zv.kryeministri i Parë Mexhiti ndau pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku theksoi rëndësinë e ndryshimit të shumëpritur që solli krijimi i qeverisë pa BDI-në, një parti që për 22 vjet kishte monopolizuar politikën shqiptare, ndërsa partitë maqedonase ndryshoheshin vazhdimisht, duke nënvizuar se BDI-ja kishte ngulfatur skenën politike dhe pengonte çdo përpjekje për ndryshime pozitive për shqiptarët. Mexhiti tha se integrimi evropian mbetet prioriteti absolut i koalicionit, dhe shprehu përkushtimin dhe gadishmërinë për votimin e ndryshimeve kushtetuese në çdo moment.

Zv/kryeministri i parë i Maqedonisë, Izet Mexhiti takimin e pare zyrtar me kryeministrin e shtetit shqiptarë, Edi Rama, e përshkruan si takim vëllazëror.

“Takimi im me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, filloi si një takim zyrtar, por shpejt mori një drejtim tjetër, duke u shndërruar në një bisedë vëllazërore e të ngrohtë. Pritja e përzemërt e kryeministrit Rama, dhe humori i tij i veçantë, e shndërroi takimin formal në një bashkëbisedim mes miqsh. Në një atmosferë të relaksuar, me kryeministrin Rama ndërruam shumë tema, por gjithnjë të vetëdijshëm se vlerat tona të përbashkëta janë një sfond i pakapërcyeshëm. Në këtë kontekst, kryeministri Rama më uroi për suksesin në zgjedhje dhe për detyrën e re që kam marrë, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë garantuesi për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe evropiane”, ka shkruar zv.kryeministri Mexhiti.

Takimet e zëvendës kryeministrit, Izet Mexhiti, kanë vazhduar tutje duke realizuar një takim të nivelit të lartë edhe me diplomatin shqiptar, Igli Hasani.

“Kisha një takim të veçantë dhe vëllazëror me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Në këtë takim ishim të shoqëruar nga këshilltari im për Politikë të Jashtme, Jetmir Asani”, ka shkruar Mexhiti.

Zëvendës kryeministri i parë Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit gjithashtu edge nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj. Gjatë takimit Mexhiti dhe Veliaj biseduan rreth implementimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve.

‘Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona’ tha Mexhiti gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës.

Mirëpritja e zëvëndës kryeministrit të parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut ishte e përkryer ku edhe një numër tejet i madh i zyrtarëve tjerë shtetëror shqiptarë e takuan dhe shprehën dëshirë të madhe të bashkëbisedojnë me të. Kjo është dëshmi shtesë që Mexhiti shihet si përfaqësuesi i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, në të njëjtën kohë edhe sinjal që bashkëpunimi ndërshtetëror nuk do të mungojë me shtetin shqiptarë.

Lëvizja Demokratike shënoi edhe një vjetorin e themelimit duke rezultuar me rritje të hovshme –

Izet Mexhiti ideatori i ndryshimit përbrenda BDI-së përfundoi në themelimin e partisë së tij. Ai u përjashtua nga BDI sepse në atë parti nuk e duronin dot frymën e kërkesën për ndryshim u shkonin. Në fillim këtë idenë e reformave të brendshme e nisi bashkë me miqt e tij, një pjesë e të cilëve e lanë në gjysmë të rrugëtimit, e njëri prej tyre iu rikthye sërish pasi fitoi Mexhiti.

Kjo nënkupton që vendosmëria e Mexhitit për ta bërë ndryshimin në kampin shqiptarë nuk përfundoi me përjashtimin e tij prej partisë, pikërisht këtu filloi. Ai themeloi partinë të cilës po i prinë vetë ai, Lëvizjen Demokratike, e cila akoma pa i bërë një vit është bërë dera kryesore në të cilën po trokasin njerëzit e dëshpëruar nga partitë ku kanë qenë aktiv, njerëzit të cilët kanë qenë të pa përcaktuar në ndonjë parti e shumë të tjerë.

Aderime pa numër, anëtarësime të shumta, numër i madh të rinjve të gjithë janë rreshtuar pas Izet Mexhitit, sepse besuan fuqishëm në idenë e tij që jetësoi shumë shpejt në praktik. E kjo ndodhi përshkak se Mexhiti nuk u dorëzua dhe në ndihmë të tij i dolën ata që atij i besuan dhe në fund rezultoi se nuk u dëshpëruan. Përkundrazi, ata që nuk i besuan në fillim tani kanë filluar t’i bashkangjiten në vazhdim. /Zhurnal.mk

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit