Është arrestuar në Francë Pavel Durov themeluesi dhe CEO i shërbimit të mesazheve të koduara Telegram. Ai u vu në pranga në aeroportin Le Bourget, afër Parisit. Kjo u raportua nga transmetuesi Tf1. Tridhjetë e nëntë vjeçari francezo-rus shoqërohej nga truproja e tij dhe një grua.
Ndaj Durov, i cili ishte nisur nga Azerbajxhani me avionin e tij privat, kishte një mandat arresti francez i lëshuar nga policia gjyqësore franceze në bazë të një hetimi paraprak.
Prokuroria beson se mungesa e moderimit, mosbashkëpunimi me forcat e rendit dhe mjetet e ofruara (numri amerikan dhe getta, shkëmbimi i kriptomonedhës etj.) e bëjnë platformën bashkëfajtore në aktivitetet e paligjshme që zhvillohen atje, trafikun e drogës dhe në mashtrime.
Ekzekutimi i mandatit ishte në varësi të pranisë së Durovit në territorin francez.





