10.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Mexhiti: Para një viti njerëzit jetonin në frikë dhe pasiguri sepse pushteti kontrollonte çdo pore të shoqërisë, por ne e thyem frikën

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një vjetorin e themelimit të partisë, tha se para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, por sot, siç shtoi, LD është e shtrirë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.

“Para një viti shumë gjëra dukeshin të pamundura dhe të parealizueshme, njerëzit jetonin në frikë dhe pasiguri sepse partia, pushteti kontrollonte çdo pore të shoqërisë. Por ne e thyem frikën. Para një viti kur vendosëm të bëjmë shtëpinë tonë dhe të mos vazhdojmë të trajtohemi si nomak në shtëpinë e vjetër për të cilën kishim humbur vitet më të bukura për të ndërtuar shumë kush na shikonte me skepticizëm dhe mos besim. Por sot një vit më vonë jemi të konsoliduar dhe të shtrirë në tërë territorin e vendit dhe të gjithëve ju them faleminderit që besuar”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe kryetar i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit