17.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Vuçiqi e quan bisedë “të dobishme dhe të rëndësishme” takimin me shefin e CIA-s

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, tha të shtunën në Beograd se e ka zhvilluar një bisedë “shumë të dobishme dhe të mirë” me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns.

Burns e vizitoi Serbinë më herët gjatë kësaj jave dhe Vuçiqi i quajti “qesharake” komentet se vizita e zyrtarit të lartë amerikan ishte mbajtur e fshehtë në Serbi, derisa në Bosnje e Hercegovinë ishte transparente, sipas agjencisë serbe të lajmeve, Beta.

“E dini, bisedoni me të ftuarit tuaj dhe shikoni nëse publikut i pëlqen apo jo… Ne, si një vend serioz, menduam se ishte mënyra më e mirë e mundshme, dhe amerikanët, si vendi më serioz në botë së bashku me Kinën, menduan se ishte mënyra më e mirë e mundshme për të monitoruar vizitën”, tha Vuçiq.

Deri para deklaratës së Vuçiqit të shtunën, askush nga zyrtarët në Serbi apo ShBA nuk e konfirmuan e as mohuan vizitën e Burnsit në Beograd.

Vuçiqi shtoi se temat e bisedës së tij me shefin e CIA-s ishin “të rëndësishme për të ardhmen” e rajonit dhe të Serbisë, dhe se takimi mes tyre ishte “i denjë” dhe “i rëndësishëm”.

Më 23 gusht, Burns e përfundoi një vizitë dyditore në Kosovë, pasi më parë kishte vizituar Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë.

Qeveria e Kosovës e vlerësoi vizitën e shefit të CIA-s në Prishtinë si “moment të rëndësishëm historik” në raportet ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së .

Burns u takua në Prishtinë edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti. /REL

Premium WordPress Themes DownloadPremium WordPress Themes DownloadPremium WordPress Themes DownloadPremium WordPress Themes Downloaddownload udemy paid course for freedownload redmi firmwareDownload Nulled WordPress Themesfree download udemy course

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit