27.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Zelensky anulon papritmas konferencën në Senatin e ShBA-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka anuluar një konferencë të nivelit të lartë me ligjvënësit amerikanë mes një ngërçi mbi financimin e ardhshëm të ShBA-së për Kievin.

Paraqitjet virtuale në Senat dhe Dhomë ishin planifikuar për të martën, por u anuluan në momentin e fundit, raporton BBC.

Kjo rrodhi pasi një zyrtar i lartë ukrainas paralajmëroi se ata rrezikojnë të humbin luftën kundër Rusisë nëse nuk miratohen më shumë ndihma ushtarake amerikane.

Udhëheqësi i Senatit, Chuck Schumer, nuk shpjegoi pse Zelensky nuk u shfaq. Kryedemokrati i Dhomës tha se presidenti ukrainas ishte i zënë me një çështje “të minutës së fundit”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Derisa shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, tha gjatë së martës se ekzistonte një “rrezik i madh” i humbjes së Ukrainës pa mbështetjen e vazhdueshme amerikane.

“Do të jetë e vështirë të qëndrosh në [të njëjtat] pozicione dhe që njerëzit të mbijetojnë me të vërtetë”, shtoi ai, në një fjalim në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit