9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Medalistja olimpike Laura Fazliu ishte nxënëse e shkollës së mjekësisë në Mitrovicë, drejtori thotë se i bëri krenarë

Gani Rama, drejtori i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë “Dr. Xheladin Deda”, thotë se xhudistja Laura Fazliu ishte nxënëse e kësaj shkolle, derisa u bart në Pejë për ta vazhduar karrierën në xhudo, shkruan Jepi zë.

Pas përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris, ku mitrovicasja fitoi medalje të bronztë, të pestën në historinë e Kosovës, shkolla e saj shpreh krenarinë ēr suksesin historik.

Postimi i plotë:

Laura Muzli Fazliu ishte nxënëse e SHMLM „Dr Xheladin Deda“ Mitrovicë drejtimi fizioterapi viti 2015 ku më pastaj vazhdoi në Pejë klubin e xhudos IPOON, jemi krenar për suksesin e Laurës në lojrat Olimpike të mbajtura në Paris 2024 ku shkëlqeu me një performancë të jashtëzakonshme ku si rezultat triumfoi me marrjen e Medaljes së Bronztë.

Laura na bëri krenar neve si shkollë, bashkëvendasit, Mitrovicën si dhe gjithë kombin. I urojmë suksese në të ardhmen drejt marrjes së Medaljes së Artë gjë që nuk dyshojmë.

Urime shëndet dhe shumë fat e suksese në të ardhmen!

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit