18.8 C
Skopje
Monday, October 20, 2025

U hodh me kokë në lumin Buna dhe u plagos rëndë, niset drejt Italisë për kurim kirurgu Arvin Dibra

Mjeku kirurg i QSUT-së, Arvin Dibra, i cili mbeti i plagosur aksidentalisht më 10 gusht, pasi u hodh për t’u larë në lumin Buna në Shkodër, është nisur të mërkurën pasdite (14 Gusht) drejt Italisë për mjekim më të specializuar, me një avion privat.

Burime pranë QSUT bënë me dije për “Report TV” se gjendja shëndetësore e doktorit të njohur, që ka dhe nënshtetësi italiane, ka ardhur në përmirësim, që pas ndërhyrjes kirurgjikale në pjesën e qafës, nga ku mori edhe dëmtime të shumta (pjesa e rruazave që lidhen me shtyllën kurrizore).

E megjithatë duhet kohë për rikuperimin e tij për shkak të plagëve serioze. Por situata e tij sipas bluzave të bardha vjen në përmirësim dhe mbahet nën trajtim intensiv. Mësohet se shërbimet ndaj mjekut për udhëtimin dhe trajtimin janë bërë të gjitha privatisht.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit