17.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

VLEN: Përfitimet e Marrëveshjes së Ohrit janë më të fuqishme se përpjekjet për privatizimin e saj

Nga Koalicioni VLEN, përmes një kumtese kanë thënë se dita e shënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit më në fund mori formën e saj të duhur dhe institucionale. Ky moment historik, siç thonë nga atje, i cili përfaqëson arritjen më të madhe të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, më në fund është liruar nga kthetrat e individëve që për vite të tëra e përdorën për të plotësuar dëshirat e tyre personale dhe për të përvetësuar pasurinë e popullit.

“BDI, nga arroganca e tyre politike dhe nga qëndrimi i gjatë në pushtet, ende mendon se mund të përvetësojë çdo arritje të popullit shqiptar. Me arrogancë ata guxuan të mbajnë një event paralel për këtë datë të rëndësishme, përkundër thirrjeve të shumta për të mos ndarë popullin për këtë ngjarje që duhet të na bashkojë të gjithëve. Gjithmonë kur ata flasin për ‘Marrëveshjen e Ohrit’ dhe përpiqen të imponojnë tema për legjitimitetin, duhet ta kuptojmë që kjo është një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga skandalet e tyre korruptive dhe nga përgjegjësia për regjimin e tyre 22-vjeçar. Ata kërkojnë të mbulojnë të kaluarën e tyre të mbushur me korrupsion, krim dhe keqmenaxhim”, kanë shtuar nga VLEN.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit