Nikolloski: Rruga ekspres Gradsko – Drenovë do të përfundojë deri në fund të vitit

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk ka publikuar video nga ndërtimi i autostradës së shpejtë Gradsko – Drenovë dhe paralajmëroi përfundimin e saj deri në fund të këtij viti.

“Me këtë video nga rruga Gradsko – Drenovë po fusim një dinamikë të re pune. Me punë dhe organizim të mirë deri në Vitin e Ri do të mundësohet vozitja në këtë rrugë ekspres e cila do të shkurtojë udhëtimin nga Manastiri dhe Prilepi për në Shkup, Gjevgjeli dhe Selanik”, paralajmëroi ministri Nikoloski.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit