7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Nëna e Faton Hajrizit e identifikon trupin

Nëna e Faton Hajrizit e ka identifikuar trupin që u soll nga Serbia në orët e para të së premtes si djalin e saj.

Autopsia e trupit do të bëhet në orën 13:00 sot, raporton Koha.

Të premten herët në pikën kufitare në Merdar ishin mbledhur familjarë e shokë të Hajrizit derisa kufoma po bartej për në Kosovë.

Hajrizi raportohet se u vra më 19 korrik në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Një ditë më herët, ai dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër.

Faton Hajrizi qe arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit