8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Varrosi i ashpër me VIP-at: E keni quajtur vëlla Noizyn, ku jeni tani?

Miku i Noizyt, Varrosi, ka bërë një postim në rrjete sociale për të gjithë VIP-at, të cilët e kanë quajtur reperin mik e vëlla.

Ai thotë se ka prej tyre që e kanë bërë me zemër, por ka edhe nga ata që e kanë bërë vetëm për sy e faqe.

Megjithatë, artisti kërkoi përkrahjen me të duke shtuar se Rigels Rajku (emri i vërtetë) ka qenë i afërt dhe ju ka ndihmuar të gjithëve.

Reagimi i plotë i Varrosit:

“Kjo është për të gjithë ju VIP-at që e keni quajtur Noizyn vëlla, mik, shok, ku jeni tani kur duhet të tregoni vëllazërimin, miqësinë, shokun. I kam parë të gjitha ato që e kanë bërë me zemër (shumë faleminderit nga zemra ju).

Ata që e kanë bërë për sy e faqe edhe ata që nuk kanë reaguar fare, po vëllai im ka faj që ju ka respektuar e ju ka ndihmuar e përkrah juve po ai do të dalë me kokën lart edhe me faqen e bardhë edhe do vini sërish duke u lëpirë si herë të tjerë.

Lirim për Noizyn dhe për DJ Crax.

Shihemi së shpejti vëllezër”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit