Zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë/ 33.49% e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Deri në orën 17:00 në Himarë kanë votuar 33.49 %, 6565 nga 20.190 qytetarë në listën e QV të raportuara për të zgjedhur kryetarin e bashkisë.

Për postin e kreut të bashkisë Himarë garojnë Vangjel Tavo, kandidat i Partisë Socialiste dhe Petro Gjikuria kandidat i opozitës.

Dy kandidatët votuan rreth orës 10:00. Ndërkohë më parë në KQZ është raportuar që votimi në dy QV në Kuç ka nisur me një orë vonesë në mëngjes.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit