17.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

Profesoresha kërçovare Jetmire Aliu, doktoron me temë:”Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë”

 

Gjatë muajit korrik ’24, në hapësirat e Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Tetovës, Profesoresha Jetmire Aliu mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me titull: Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë.
Znj. Dr. sc. Jetmire Aliu shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në Kërçovë.
Studimet në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe (Albanologji) i ka kryer në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup në vitin 2010, me rezultate të shkëlqyera, ku dhe i ka kryer studimet pasdiplomike (magjistraturën) në vitin 2013. Nga viti 2011 është profesoreshë e gjuhës shqipe në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup. Nga viti 2013 deri në vitin 2017 ka qenë e angazhuar edhe si lektore për gjuhë shqipe në Universitetin e Tetovës. Me hapjen e studimeve të doktoraturës për herë të parë në Universitetin e Tetovës në vitin akademik 2015/16, duke marrë parasysh interesin dhe dëshirën e zjarrtë për thellimin e njohurive të saj në fushën e etimologjisë së gjuhës shqipe, Profesoresha Jetmire Aliu regjistrohet në studimet e doktoraturës në programin studimor Gjuhë dhe letërsi gjermane, i vetmi program i akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RM-së, sot RMV dhe përzgjedh temën sa aktuale aq edhe sfiduese: Prejardhja e gjuhës shqipe në këndvështrimin e studiuesve gjermanë.
Jetmirja ka publikuar disa punime shkencore ndërkombëtare:
Një tipologji e ndryshimit kuptimor të fjalëve dhe lindja e implikaturave të reja gjuhësore gjatë pandemisë COVID 19, botuar në revistën «Filologjia», organ i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës.
-A typology of semantic change of words and the raise of new linguistic frames during COVID 19 pandemic.
Ky punim fillimisht është prezantuar në konferencën vjetore shkencore të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në Republikën e Kosovës, të mbajtur në nëntor 2020 dhe më pas është botuar në revitën ndërkombëtare në këtij Universiteti në gjuhën angleze në vitin 2021.
◦ The realisation of Text Coherence Through Personal Pronous in Albanian, English and German Language.
Ky punim është botuar në dhjetor të vitit 2021 në revistën ndërkombëtare me seli në Londër «Revistë për letërsi, gjuhë dhe linguistikë» të rrjetit shkencor Platforma Ndërkombëtare për Shpërndarjen e Dijes (iiste), i njohur tashmë për botime serioze me indeks ndërkombëtar dhe faktor të impaktit.
Kështu, teza e doktoraturës e kandidates, znj. Dr. sc. Jetmire Aliu është e një rëndësie të veçanti, sidomos për korpusin shkencor mbarëbotëror mbi etnogjenezën e gjuhës shqipe, e cila ka hapur qysh në kohët më të hershme në gjuhësinë botërore një debat të veçantë, por edhe politike, duke pasur parasysh rrethanat politike-historike të popullit shqiptar, si popull i pushtuar dhe shtypur gjatë historisë.
Ajo ia ka dalë ta shtjellojë me sukses kronologjinë e lindjes së shkrimit shqip, sidomos të hartojë një portal shkencor mbi studiuesit gjermanë, të cilët janë themelvënësit e gjuhës shqipe karshi studiuesve sllavë e grekë, të cilët nuk kanë reshtur së punuar, që gjuha shqipe të zhbëhet dhe të mos e ketë vendin e merituar sot në arealin e gjuhëve më të lashta botërore.
Përzgjedhja e një teme të tillë për hulumtim ka për synim të nxjerrë kontributin e shquar të studiuesve gjermanë për vënien e themeleve të gjuhës shqipe, siç e kemi sot. Në veçantiështë tematizuar kontributi i albanologëve të shquar gjermanë si: Lajbnici, Xylander-i, Gustav Majeri, Norbert Jokli, Oda Bucholz-i, Fiedler-i, etj., të cilët i janë rrekur një pune të thelluar dhe frytdhënëse për prejardhjen, strukturën dhe veçantitë e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si njërën ndër gjuhët më të lashta të Evropës, por edhe të studiuesve vendorë dhe rajonalë, të cilët kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut të çmuar në këtë drejtim.
Këtë punim doktorature e pasurojnë 3 intervista të autorëve, që merren me tashmë gjatë kohë me këtë problematikë si Shezai Rrokaj, Ajtene Hajdari-Qamili, si dhe në vepanti, intervista e studiuesit gjerman Joachim Matzinger, bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave Austriake, i cili tashmë po punon në ftillimin e autoktonisë së plotë të shqipes në kuadër të Akademisë së Shkencave Austriake.
Punimi në fjalë është në proces botimi dhe së shpejti do t’i ofrohet lexuesit shqiptar në formën e një teksti shkencor, i cili sjell mjaft risi sa i përket etnogjenezës, autoktonisë dhe vjetërsisë së gjuhës shqipe si gjuhe e zanafillës së gjuhëve të familjes së madhe evropiane.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit