12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Fetai: Maqedonia dhe Kosova janë miq dhe aleatë të ngushtë

Zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai sot ka takuar homologun e tij nga Kosova, Besnik Bislimin.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Prishtinën për një takim vëllazëror me homologun tim, Besnik Bislimin, Zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës.

Konstatuam që Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë miq dhe aleatë të ngushtë, të cilët ndajnë vlera dhe bindje të përbashkëta dhe punojnë së bashku për të garantuar shtetin e së drejtës, sigurinë dhe prosperitetin jo vetëm për dy vendet tona, por edhe për rajonin.

Me Zëvendëskryeministrin Bislimi, u dakorduam të forcojmë edhe më tej bashkëpunimin tonë në një sërë prioritetesh të rëndësishme, duke përfshirë infrastrukturën, turizmin, një marrëdhënie tashmë të shkëlqyer ekonomike dhe lidhjet e thella midis njerëzve tanë”, ka shkruar Fetai. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit