9.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Rrogat e funksionarëve mbeten të paprekura!

Ulja e rrogave të funksionarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është prioritet për Qeverinë, shkruan Alsat.

Ndonëse ka mbetur edhe një muaj deri në fund të vitit, afat të cilin e dhanë vetë se do të hartojnë një kornizë për harmonizim të pagave të tyre, grupi i punës akoma nuk ka dorëzuar në Qeveri një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e 7 ligjeve ekzistuese, me të cilat rregullohen rrogat e ministrave, drejtorëve, deputetëve, gjykatësve, prokurorëve e të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarave, të cilët nga prilli marrin paga me 78% rritje.

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, tha se ka grupe të ndryshme të interesit që kanë kundërthënie.

“Për pjesën e harmonizimit të pagave të funksionarëve, grupi punues ka disa ide, akoma janë në përpunim e sipër. Harmonizimi i 7 ligjeve për grupe të ndryshme të interesit nuk është model i lehtë. Por, unë them që grupi punues shumë shpejtë do të vijë me propozim në Qeveri, pastaj të tjerët vendosin nëse këto ligje do të sillen në afatin e caktuar. Mendoj se ligjet me interes të lartë shoqëror duhen të sillen sa më shpejtë pa asnjë pengesë në organin ligjvënës që është Kuvendi”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Në mesin e funksionarëve deputetët dhe gjykatësit janë më të zëshmit kundër uljes së rrogave të tyre.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit