“Investimi në këto mbikalime apo urë në qytetin e Shkupit, sipas qytetarëve është i gabuar. Ato kohëve të fundit edhe nuk mirëmbahen por edhe nuk shfrytëzohen nga qytetaret, i vetmi funksion që po kryejnë kohëve të fundit është reklamimi në këto ura.”
Ky mbikalim, pas katër vitesh ndërtimi, u vu në shërbim në vitin 2006, ndërsa ndërtimi i kësaj ure i kushtoi rreth 900 mijë euro komunës së Karposhit.
“Investim i madh por i gabuar, askush nuk e shfrytëzon urën, ka lartë dyqane por cili është ai plak që do të ngjitet lart për në dyqan të blejë qumësht apo jogurt”, tha një qytetar.
“Disa janë investim i mirë e disa jo, në këtë rast kjo urë për mua është investim i keq, nuk shfrytëzohet për një kohë të gjatë”, shtoi një qytetar.
“Nuk ka kulturë, kjo është gjëja më e thjeshtë te ne. Të ketë kulturë do kalojnë të sigurte mbi të gjitha ndërsa shkojnë në vendkalimi i këmbësorëve nuk ka përparësi, aksidente, semaforë. Kjo është punë e mirë edhe këtu edhe në Çarshi por duhet të shfrytëzohet me rregulla”, theksoi një qytetar tjetër.
E ngjashme është situata edhe me mbikalimin në Bit Pazar, ura shfrytëzohet vetëm për reklamim.
“Kjo urë nuk është në rregull e bërë, të ishte në rregull gjithçka do të vinte në vendin e vet. Kjo duhet të jetë edhe për njeriun e sëmurë edhe për personat me nevoja të veçanta e këtu pisllëku të mbytë”, shtoi një qytetar tjetër.
“Këtu kaloj më lehtë na vjen, andej askush nuk shkon, çka të bëjmë”, theksoi një qytetar.





