12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Kusari – Lila për Paradën e Krenarisë: Dashuria është dashuri

Deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte në mesin e liderëve politikë që udhëhoqën paradën e sotme të krenarisë.

Për këtë paradë, Kusari-Lila tha se është e nevojshme të shprehet mbështetja për një nga të drejtat elementare njerëzore.

“Ka mbetur Kuvendi të vazhdojë punën në miratimin e legjislacionit për të garantuar të drejtat dhe jetën e përbashkët për të gjitha çiftet.

Kjo e drejtë paraqitet me ngjyrat e bukura të dashurisë. Në këtë frymë të ngjyrave të ylberit sot dhe çdo ditë keni mbështetjen tonë” shkroi Kusari-Lila.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Ishim bashkë në hapjen e javës së krenarisë me 3 Qershor dhe sot në përmbyllje të saj, në paradën e krenarisë në Prishtinë.

“Kemi qenë dhe do t’jemi” ishte motoja e këtij viti për javën e cila tashmë e tetë vite me radhë mbahet edhe në Kosovë.

Shprehja e mbështetjes për një nga drejtat elementare njerëzore, paraqet bazën e një shoqërie dhe një shteti demokratik e fatmirësisht ajo e drejtë është e garantuar me Kushtetutën e Republikës. Ka mbetur Kuvendi të vazhdojë punën në miratimin e legjislacionit për të garantuar të drejtat dhe jetën e përbashkët për të gjitha çiftet.

Kjo e drejtë paraqitet me ngjyrat e bukura të dashurisë. Në këtë frymë të ngjyrave të ylberit sot dhe çdo ditë keni mbështetjen tonë.

Dashuria është dashuri!

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit