10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kroçera “Vasco Da Gama” me 1100 turistë vizitoi Sarandën

Gjatë ditës së sotme kroçera “Vasco Da Gama” e kompanisë “Nicko Cruises” vizitoi për herë të parë për këtë sezon turistik portin e Sarandës.

Porti i Sarandës bën të ditur për ATSH-në se “në bordin e kroçerës ndodheshin 1100 turistë të kombësive të ndryshme, ku numrin më të lartë e zënë gjermanët dhe maltezët”.

Kroçera “Vasco Da Gama” ka një gjatësi prej 219 metrash, gjerësi 28 metra dhe lartësi prej 40 metrash. Në kroçerë ka 10 restorante të ndryshme, 5 bare, qendër SPA, palestër, librari, dyqane etj.”.

Turistët u organizuan në grupe dhe u nisën për të vizituar Butrintin, Sarandën dhe  Gjirokastrën./KultPlus.com

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit