18.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Në duart e MPJ edhe tregtia e jashtme! Bashkësia e Biznesit pret më shumë investime të huaja

MPJ merr kompetenca të reja, me riorganizimin e ri parashihet të bëhet Ministri e punëve të jashtme dhe tregti e jashtme. MPJ në të ardhmen pritet që të përgjigjet për tregtinë e jashtme dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike jashtë vendit. Në duart e shefit të ri të diplomacisë do të jetë edhe politika e tregtisë së jashtme dhe i njëjti do të jetë i autorizuar që të lidhë marrëveshje tregtare.

1.Ndjekje e lëvizjeve ekonomike ndërkombëtare dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ekonomike në shtet

2.Punë në sferën e tregtisë së jashtme

3.Përmirësimii marrëdhënieve ekonomike jashtë vendit

4.Propozim dhe zbatim i masave nga sfera e marrëdhënieve ekonomike me vendet e huaja

5.Ndjekje e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare dhe bashkëpunimit multilateral, rajonal dhe dypalësh me vende të tjera dhe organizata dhe zhvillimit të tyre

6.Krijim, zbatim, propozim dhe përmirësim i regjimit të politikës së tregtisë së jashtme, duke përfshirë masa mbrojtëse në tregtinë e jashtme

7.Harmonizim i rregullave të shkëmbimit në sferën e tregtisë së jashtme me rregullat e BE-së dhe Organizatës botërore për tregti dhe me rregullat e institucioneve të tjera multilaterale dhe organizatave si dhe zbatim i tyre.

8.Lidhje dhe ndjekje e zbatimit të marrëveshjeve tregtare ndërkombëtare dhe marrëveshjeve.

Me propozim ndryshimet e Ligjit për riorganizimin e organeve të drejtorisë shtetërore, këto kompetenca tashmë nuk do të jenë pjesë e Ministrisë së ekonomisë.

PROPOZIM LIGJ PËR RIORGANIZIMIN E ORGANEVE TË DREJTORISË SHTETËRORE

“Të punësuarit në Ministrinë e ekonomisë të cilët më 1 qershor 2024 i kryejnë punët që kanë të bëjnë në ndjekjen e lëvizjeve ekonomike ndërkombëtare si dhe ndikimi i tyre në marrëdhëniet ekonomike të shtetit dhe në punën në sferën e tregtisë së jashtme, i merr Ministria e punëve të jashtme dhe tregtisë së jashtme”.

Një pjesë e bashkësisë së biznesit pret që këto ndryshime të tërheqin më shumë investime të huaja. Sipas Nikica Mojsoska Bllazheski nga organizata Maqedonia 2025, në këtë mënyrë do të racionalizohen resurset.

“Situata me përfaqësitë tona diplomatike konsullore, përkatësisht me rrjetin, nuk është e mirë. Mendoj se kjo do të jetë mënyrë e mirë dhe të optimizohet ky rrjet, megjithatë të shtohen edhe kompetencat e diplomacisë ekonomike. Në lidhje me atë nëse do të ketë efekte, kjo shumë varet nga institucionet tona këtu. Duhet pasur përkrahje në kuptim të politikave të qarta se si të tërheqim investime”, tha Nikica Mojsoska Bllazhevski – drejtoresh Ekzekutive e OJQ Maqedonia 2025.

Sipas saj, duhet të ndryshohet edhe modeli i tërheqjes së investimeve të huaja, aq më tepër që theksi deri më tani është vënë te fuqia e lirë e punës në vend. Ministria e Punëve të Jashtme, në aspektin e diplomacisë ekonomike, katër vitet e fundit ka dërguar vetëm këshilltarë ekonomikë në përfaqësitë tona diplomatike jashtë vendit, detyra e të cilëve ishte tërheqja e investimeve. Sipas Mojsoska Blazhevskit, puna e tyre nuk ka ndonjë efekt të madh.

“Ndoshta është bërë një punë, por asgjë nuk u a pa asnjë efekt. Mendoj se këto janë burime të humbura të shtetit, sepse duhet të hartoni politika dhe më pas t’i zbatoni ato. Zgjidhjet e shkurtra ad-hok nuk mund të arrijnë rezultate. Duhet të kemi kuadro të trajnuar”, shtoi Nikica Mojsoska Bllazhevski – drejtoresh Ekzekutive e OJQ Maqedonia 2025.

Ministria e Punëve të Jashtme më herët ka theksuar se vendimi për dërgimin e këshilltarëve ekonomikë ka rezultuar si vendim i drejtë, pozitiv dhe i dobishëm për shtetin. Megjithatë, Këshilli i Ambasadorëve theksoi se ky aktivitet nuk është aspak i përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit