Me 74 vota për, Kuvendi sot e miratoi nevojën për miratimin e ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtër. Më këtë ligj parashikohet që të bëhet riorganizimi i qeverisë, konkretisht të shtohen 4 ministri të reja dhe të shtohen apo hiqen kompetenca mes atyre ekzistuese
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili është edhe propozues i ligjit, kërkoi nga deputetët që ta mbështesin miratimin e këtij ligji pasi sipas tij, bëhet fjalë për racionalizim të institucioneve me mundësi të bashkimit ose ndarjes së institucioneve.
“Kërkoj mbështetjen nga të gjithë deputetët në emër të mbështetjes së madhe që e morëm në zgjedhje dhe në emër të reformave të cilat patjetër duhet t’i bëjmë. Koalicioni “Maqedonia jote”, është obliguar që të ndërmarrë aktivitete me qëllim që të rishqyrtohet dhe racionalizohet vendosja e organeve të administratës shtetërore, me mundësi të bashkimit apo shfuqizimit të disa organe të caktuara shtetërore”, deklaroi Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.