Tirana emërton rrugë në nder të veprimtarit Remzi Hoxha, familjarët shprehin mirënjohje

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se nga tash e tutje një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e veprimtarit të njohur shqiptar Remzi Hoxha.

“Ceremonia e djeshme për emërtimin e një rruge në  Tiranë me emrin Remzi Hoxha, sipërmarrësi i njohur shqiptar, i cili u zhduk nga SHIK-u në vitin 1995.  Autorët e këtij krimi shtetëror, nuk dolën kurrë para drejtësisë, por qyteti nuk harron, duke përjetësuar figurën e tij”, ka shkruar Veliaj në Facebook.

Këtë vendim të Bashkisë së Tiranës e ka mirëpritur djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha.

Ai ka falënderuar kryetarin Veliaj për këtë vendim që një rrugë në kryeqytetin e Shqipërisë të mbajë emrin e babit të tij.

“Dua të shpreh falënderimet e mia më të thella për përkushtimin dhe mundin tuaj në emërtimin e rrugës në Tiranë pas babait tim, Remzi Hoxha. Ky gjest është një nder i madh për familjen time dhe reflekton një respekt të thellë për historinë dhe vlerat që përfaqëson ajo”, ka shkruar Hoxha.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit