Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një analizë rreth rrugës që po ndjek Kosova në raport me dialogun dhe raportet me aleatët dhe gjithashtu kanë dhënë disa rekomandime.
Siç shkruhet në pjesën e fundit të këtij publikimi, derisa zgjedhjet globale po afrohen dhe lufta në Ukrainë po vazhdon, stabilizimi i situatës së sigurisë në Kosovës dhe në Ballkanin Perëndimor është jetike. Në këtë shkrim thuhet se duke parë sfidat me të cilat po përballet rajoni, përgjatë kësaj periudhe është shumë e rëndësishme që të mbahet një sy vigjilent në pikat e mundshme të eskalimit, veçanërisht në veri të Kosovës.