16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

E arrestuar si administratore e grupit “Albkings” është edhe një femër

Shtatë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Kosovës si administratorë të grupit “Albkings” që denigronte vajzat.

Në mesin e tyre është edhe një grua, e cila po ashtu ishte administratore në atë grup, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore e Prishtinës, Zejnullah Gashi.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se pas grupi është mbyllur përfundimisht, i cili pas mbylljes së parë është hapur edhe dy herë të tjera, gjithashtu prokurorja e rastit zbuloi edhe inicialet e tre personave në mesin e tyre një e gjinisë femërore.

“Me datën 16 Prill 2024 është lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të pandehurit E.N njëri prej administratorëve të këtij grupi, me datën 23 Prill 2024 është ndaluar personi i dytë i dyshuar mbi këtë rast i gjinisë femërore me inicialet E.S, me datën 23 Maj 2024 është arrestuar administratori kryesor dhe krijuesit të grupit me inicialet F.P”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit