Sezoni turistik veror në Shqipëri është hapur zyrtarisht dhe numrat e ardhjeve pritet të rritjen eksponencialisht me ngritjen e temperaturave.
Që prej muajve të parë të vitit janë thyer rekorde të njëpasnjëshme në vend dhe objektivi që duket realist, i afrohet një numri total prej 14 milionë turistësh të huaj këtë vit në Shqipëri, në krahasim me 10 milionë të vitit të shkuar.
Gjithashtu, një fushatë e mirë dhe e larmishme e mediave të huaja në promovimin e turizmit mesdhetar shqiptar, ka ndikuar në këtë.
Një artikull i fundit i britanikes The Indipendent, e cilëson po ashtu rastin: Shqipëria vijon të jetë top destinacioni mesdhetar për pushimet verore të këtij viti.