10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Mitsotakis mesazh Maqedonisë: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të mbytet

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar sërish mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut pas qëndrimit sfidues për ta quajtur vendin “Maqedoni”.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të mbytet”, – ka thënë Mitsotakis.

“Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës”, ​​rrugë e cila siç thotë ai “kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”.

Pas presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silianovska-Davkova, edhe fituesi i zgjedhjeve, Christian Mickoski, këmbëngul në përdorimin e termit “Maqedoni”. Kryetari i VMRO-së i cili do të jetë kryeministri i ardhshëm i shtetit fqinj, në shkelje të marrëveshjes së Prespës ka zgjedhur që të mos i referohet vendit të tij si Maqedoni e Veriut. Sipas lidershipit të ri, kjo është një e drejtë e tyre për ta quajtur vendin siç ato duan. Kjo ka nxitur debate mes dy vendeve.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit