Luka Modriç ka rinovuar kontratën me Real Madridin dhe për rrjedhojë është në një pozicion për të kapërcyer një rekord që në Madrid daton në vitet 1960. Ky është testi i jetëgjatësisë, i vendosur nga Ferenc Pushkash, i cili ndeshjen e fundit me fanellën e bardhë e ka luajtur në moshën 39 vjeç e 36 ditë.
Kroati do ta arrijë këtë moshë në tetor të 2024-ës, kur do të mund të shtojë edhe një ndeshje për Realin për t’u bërë lojtari më i vjetër në historinë e klubit të bardhë. Të dy rastet e Pushkash dhe Modriçit janë të ngjajshëm dhe janë dy lojtarë fushe, të cilët veprojnë edhe në pozicione të tjera si në sulm ose të paktën organizatorë.
Në mënyrë tipike, rekordet e jetëgjatësisë dominohen nga portierët, të cilët i nënshtrohen më pak konsumimit sesa lojtarët në fushë, por në Madrid, hungarezi, i cili vdiq në vitin 2006, dhe kroati, i cili do të mbushë 39 vjeç më 9 shtator, duket se po i sundojnë.





