12.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

Prototipi i makinës së parë të blinduar ushtarake shqiptare do të prezantohet në Paris

Kompani shqiptare TIMAK, po punon për prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, “Made in Albania”.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka vizituar kompaninë ku u prit nga drejtuesja e saj Arjeta Puca-n.

Pritet që pas 3 javësh, në Paris, në panairin “Eurosatory” të prezantohet me sukses ky produkt shqiptar.

Zoti Peleshi vlerësoi faktin që “një ekip me 75% vajza të reja, arrin të eksportojë makina në 20 shtete të botës dhe madje të guxojë të hyjë pa drojë në tregun e industrisë ushtarake”.

“Për të hedhur hapin drejt botës së zhvilluar, së pari duhet të kapërcejmë kompleksin tonë të inferioritetit intelektual.  Shqipëria i ka kapacitetet të shpikë, të kërkojë, të gjejë, të krijojë, të patentojë” tha ministri Peleshi.

Sipas tij mbi 4000 PhD shqiptarë të diasporës janë ofruar për të kontribuuar në Shqipëri.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit